Ish-kryeministri Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë shkuaur ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike.
I shoqëruar nga Flamur Noka, Tritan Shehu dhe të tjerë anëtarë Berisha pritet të zhvilloj një mbledhje teksa ka nxjerr jashtë gjithë gazetarët dhe kameramanët.
Mbledhja do të zhvillohet teksa Basha është në zyrën e tij në selinë blu. Kujtojmë që më herët në momentet kur ish-kryeministri ka shkuar në seli ka patur tensione dhe përplasje të shumta.