Tiranë/ Shisnin kanabis në doza të vogla, policia prangos 2 shpërndarësit. E ‘paguajnë’ edhe blerësit…  

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla për përdorim vetjak, ku për pasojë kanë rënë në pranga 2 persona dhe janë proceduar tre të tjerë.

Pas një aksioni, janë sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar si cannabis-sativa, e ndarë në doza gati për shitje.

Në rrugën “Sali Nivica”, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M.Sh., 28 vjeç, banues në rrugën “Mihal Grameno”, pasi u kap në afërsi të banesës së shtetasit I.K., duke i dhënë doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis-sativa, shtetasit A.B., 28 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.K., 28 vjeç, banues në rrugën “Sali Nivica”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis-sativa.

Gjithashtu u proceduan penalisht:

A.B., 28 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E.Z., 19 vjeç dhe K. B., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi gjatë kontrollit u konstatuan në banesën e shtetasit I. K.

Ndaj të arrestuarve dhe të proceduarve është ngritur akuza për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *