Kjo është makina e autorëve të atentatit me tritol ku mbeti i plagosur 34-vjeçari Indrit Sadedini, ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë.
Makina tip “Mazda” me targa “AA 014 IC” u gjet në zonën e Darëzezës në Fier dhe është e shkrumbuar totalisht.
Edhe pse duket e vështirë gjetja e provave, automjetit pritet t’i bëhet ekspertiza totale nga grupi hetimor.
Ndërkohë, për ngjarjen dyshohet se kanë marrë pjese tre autorë, dy lëviznin me makinë dhe një i tretë e ndiqte shënjestrën në distancë.
Por për zbardhjen e kësaj ngjarjeje policia ende vazhdon hetimet.
/Priza.al/