Kryeministri Edi Rama, njihet si nga ata personazhe që shpesh i përgjigjet ndjekësve në rrjete sociale.
Këtë praktikë ai e ka ndjekur edhe në postimin e fundit të publikuar në “Facebook”, ku shfaq momente gjatë pastrimit të mjedisit dhe apelon që ajo duhet mbrojtur e ruajtur.
Një ndjekës në rrjet, me emrin “Leo Leo”, i ka shkruar kryeministrit se të mos merret me problemet e mjedisit, por me rrogat, që sipas tij merr nën mesataren e lejuar.
Kryeministri nga ana tjetër ka thënë se, “rroga 25 mijë lekë në muaj nuk duhet të ketë, ku me ligj minimalja është 30 mijë”, por në këtë rast ai e udhëzoi qytetarin që të denoncojë këtë gjë në “Shqipëriaqëduam.al”.
Ja debati i plotë mes qytetarit dhe kryeministri Rama në “Facebook”:
Qytetari: Pastrimi ju pëlqen juve po na grini rrogat se po torturohena 8 orë në punë, po punojmë në mes të shiut, nuk duhet rroga për 250 mijë lekë që marrim.
Rama: Rroga 250 mijë lekë nuk ka, sepse rroga minimale me ligj është 300 mijë lek, prandaj nëse pronari juaj ju jep më pak denoncojeni tek shqiperiaqeduam.al rubrika #denoncokorrupsion qe ta ndjekim konkretisht!
/Priza.al/