Përhapja e Omicron/ Zbulohen edhe dy simptoma të reja

Varianti “Omicron” i COVID-19 po shkakton simptoma ‘të pazakonta’ te pacientët. Prej më shumë se një viti na është thënë se tri shenjat kryesore të COVID-19 janë një kollë e re e vazhdueshme, një temperaturë e lartë dhe humbja e shijes ose nuhatjes.

Ekspertët thonë se pacientët me “Omicron” janë përballur me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe gërvishtje fyti.

Këto dy simptoma të reja mund të nënkuptojnë se shumë njerëzve u mungojnë infeksionet, pasi gërvishtja e fytit mund të jetë pjesë e një ftohjeje dhe shumë njerëz mund të ngatërrojnë dhimbjen e shpinës me dhimbjet e zakonshme, shkruan The Sun.

Të dhënat e publikuara për 78 mijë raste të “Omicron” në Afrikën e Jugut zbuluan se sëmundja është ‘më e butë’ se që mendohej.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *