I vetëm dhe me veshje të zezë, dalin pamjet e para të ish-ministrit Koka në paraburgim

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka mbushur një javë që ndodhet në paraburgim. Ish-ministri ndodhet pas hekurave nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në lidhje me abuzimet me çështjen e inceneratorëve.

Nga qëndrimi i tij në paraburgim, Lapsi.al ka arritur të sigurojë fotot e tij të para.

foto galeri foto galeri

Koka shihet në ambientet e ajrimit në paraburgimin e Tiranës. I veshur me të zeza, me tuta dhe një t-shirt me krah të shkurtër, ai shfrytëzon diellin dhe ajrin e pastër për të bërë disa ushtrime gjimnastikore.

Siç shihet nga pamjet ish-ministri qëndron i vetëm në këto ambiente.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *