Mijëra konteinerë me mallra mbushin detet… mësoni cila është arsyeja e frikshme

Në detet e mbarë botës lundrojnë (në rastin më të mirë) ose përfundojnë në fund të tyre me mijëra kontejnerë që bien në det nga anijet. Ky nuk është më një incident i izoluar por tashmë po kthehet në fenomen në rritje.

Nëse pyet veten se përse nuk kanë ardhur ende veshjet apo këpucët që ke porositur disa javë më parë nga një tjetër kontinent, arsye ja mund të jetë sepse kanë përfunduar në fund të detit, së bashku me miliona artikuj të tjerë.

Muajin që shkoi transportuesja “Maersk Eindhoven” ishte më e fundit që humbi një numër të konsiderueshëm konteinerësh në oqean. Ajo po lundronte nga Kina drejt Los Angeles në SHBA, me rreth 13.000 konteinerë, kur humbi fuqinë e motorëve dhe deti i trazuar e tundi aq fort sa, që i hodhi rreth 260 konteinerë në det.

Por nëse kjo do të ishte një rast i izoluar, çmimet e paguara për rekuperimet nuk do të shkaktonin shumë debat. Për fat të keq incidente të tilla po shtohen prej rritjes së presionit në zinxhirin global të furnizimeve, që nga ana tjetër po shkakton dhe ndotje madhore të oqeaneve dhe biodiversitetit të tyre.

Llogaritjet thonë se mesatarisht 1.382 konteinerë në vit kanë humbur nga viti 2018 deri në 2019, sipas grupit të industrisë World Shipping Council. Ndërsa nga 30 nëntori deri në mesin e shkurtit të këtij viti, 3.000 konteinerë me produkte në vlerë miliona dollarë janë zhdukur prej rënies në det.

Thuajse të gjitha këto humbje ishin në rrugët mes Azisë e SHBA, që kalojnë nga oqeani Paqësor, si dhe prej bllokadës logjistike të pandemisë.

Oqeani Paqësor ka pasur shumë stuhi muajt e fundit dhe moti i keq është cilësuar si shkaku i incidenteve. Por ekspertët thonë se presioni i vazhdueshem zinxhirit të furnizimit detyron marinarët të udhëtojnë me shpejtësi më të lartë se normalja e sigurisë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *