Barça barazon me Sevilla, Blaugranat luajtën nga minuta e 64 në superioritet numerik

Barcelona e mbylli vitin e komplikuar 2021 me një barazim inkurajues në stadiumin ‘Sanchez Pizjuan’ kundër Sevijes.

Andaluzianët kaluan të parët në avantazh në minutën e 32 të lojës me anë të Papu Gomezit. Blaugranat u përgjigjën me anë të Ronald Arauhos. Ndeshja në vazhdim u bë më e ndezur dhe katalanasit patën avantazhin që nga minuta e 64 të luanin me një futbollist më shumë pasi Koundé u ndëshkua me karton të kuq.

Por skuadra e drejtuar nga Skavi nuk përfitoi dot dhe humbi mundësinë për të arritur Rajo Vajekanon në vend të katërt në renditje.

Blaugranat pas pikës së marrë në takimin e prapambetur të javës së 4-t në La Liga janë të shtatët në renditje, ndaj humbën shansin që të futeshin në katërshen më të mirë të kampionatit që prej muajit gusht.

Në takimin tjetër, Vijaeali mposhti Deportivo Alaveshin me rezultatin 5-2. Skuadra e Emeri mori fitoren e tretë radhazi dhe shkojnë në vend të nëntë në renditje, ndërsa Alavesh ngelet në vend të 18 me 15 pikë të grumbulluara.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *