U dënuan për shkak të Beniadës, dalin pamjet se si banorët e ‘BBV’ kanë fjetur jashtë në të ftohtë

Gjatë spektaklit të së martës, Beniada u vu përballë një zgjedhje. Ishte radha e saj që të hapte kutinë e Pandorës, në të cilën kishte një surprizë për të dhe një dënim për banorët e tjerë.

Modelja vendosi që të pranonte surprizën, e cila kishte të bënte me një udhëtim nga Dubai në Maldive, së bashku me prindërit dhe vëllanë e saj. Duke qenë se Beniada zgjodhi që ta merrte dhuratën, banorët e tjerë u dënuan që të flinin jashtë në të ftohtë.

Ajo kishte të drejtë që të zgjidhte një person që të rrinte me të brenda dhe ajo mori Einxhel. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e kanë kaluar natën në oborrin e banesës.

VIP-at kanë nxjerrë në oborr dyshekët dhe batanijet. Nga ana tjetër, ata ende nuk e dinë se sa mund të zgjasë ky dënim që “Vëllai i Madh” u dha si pasojë e Beniadës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *