Një tjetër skandal ka plasur me të dhënat personale dhe sensitive të dhjetëra mijëra qytetarëve që duhet të ruhen nga institucionet shtetërore, por që si pa të keq dalin dhe bëhen publike.
Nuk duhet nëse ky skandal është një “shashkë” apo një “bombë tymuese” për të hequr vëmendjen e opinionit nga problemet madhore që kanë shpërthyer ditët e fundit me korrupsioni në vend, por gjithsesi, edhe ky skandal po merr jo pak vëmendje.
Fjala është për një listë me emra drejtuesish të institucioneve publike dhe private, kartat e identitetet dhe rrogat e tyre, të cilat qarkullon në rrjetet sociale.
“Priza.al” mëson se bëhet fjalë për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, pozicionin e tyre të punës, numri i ID-së, i NIPT-it dhe paga bruto e deklaruar.
Po ashtu bëhet e ditur se në listë janë emrat e 637.138 tatim-paguesve. Duke marrë shkas nga ky skandal, prokuroria po verifikon burimin e listës.
Media të ndryshme kanë raportuar se janë në posedim të një pjese të listës me emra ose të të gjithë listës së tatim-paguesve, por për arsye të ruajtjes së privatësisë, nuk do të publikohet.
Por aktualisht në “WhatsApp” po shpërndahet një databazë me të dhënat e qytetarëve, të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën përkatëse.
Prokuroria nis menjëherë hetimin
Aktialusht prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim lidhur me databazën me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe pagën përkatëse që po qarkullon në rrjetin social të “whatsapp”.
Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Tiranës do të kërkojë një shkresë zyrtare në Drejtorinë e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, e gjitha pas ankesave të depozituara në këtë organ hetimor nga një grup qytetarësh.
Vetëm pak muaj pas skandalit të patronazhistëve, duket se të dhënat e më shumë se 910 mijë qytetarëve nuk janë të sigurta dhe se informacionet që duhet të jenë konfidenciale po shpërndahen me shpejtësi.
Ende nuk dihet se cili është burimi i daljes së kësaj liste, të cilën media të caktuara thonë se e posedojnë, por që ende nuk e kanë bërë publike, për ruajtjen e privatësisë së qytetarëve.
Lista me të dhënat e gati 1 milionë shqiptarëve, u publikua vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku krahas emrit, qytetarët kishin të pasqyruar edhe preferencën e tyre partiake dhe personin e “ngarkuar” për mbikëqyrjen e tyre. Për këtë çështje, hetimi u bë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, e cila pretendoi se ishte konsumuar asnjë vepër penale.
/Priza.al/