Po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm, si ra në prangat e policisë 31-vjeçari nga Paskuqani

Një 31-vjeçar nga Paskuqani është ndaluar nga policia për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit’, ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 9 shtetas të huaj nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim”. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij. Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 18.12.2021, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, ku një drejtues mjeti që po transportonte emigrantë të paligjshëm nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të ndaluar mjetin, por është larguar me shpejtësi dhe e ka braktisur atë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, bënë ndalimin e shtetasit E. M., 31 vjeç, banues në fshatin Paskuqan dhe shpalljen në kërkim të shtetasve P. M., 31 vjeç dhe K. Ll., 28 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 9 shtetas të huaj nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *