Atmosfera e festave po ndihet në qytetin e Lezhës, e ndërsa sa i takon tregut ushqimor festat nuk ndihen fare. Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në prag festash është një traditë e vazhdueshme në vendin tonë, duke rënduar xhepat e qytetarëve në produktet e domosdoshme në tavolinë si frutat apo perimet.
E ndërsa tregtarët shprehen se ka një ulje te ndjeshme të kërkesës për blerje edhe pse na ndajnë pak ditë nga Krishtlindjet.
Edhe ky prag festash i ka gjetur qytetarët lezhjanë me çmime më të larta në produktet ushqimore duke bërë më të vështirë festimin e festave të fundvitit.
/Burimi: Top Channel/