Dy restorante në Kroaci kanë zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për servirjen e ushqimit.
Bëhet me dije nga se restorantet të cilat ndodhen në Split të Kroacisë, ofrojnë sushi të servirur mbi trupin e femrave lakuriq. Ky shërbim i pazakontë ofrohet në restorantet “Olive Tree” dhe “Roof 66/Fetish, Food & Me”.
Sa i përketë menusë kjo ofertë quhet “një performancë artistike e dekorimit dhe servirjes së sushit nga trupi”.
Mësohet se kjo menu special ofrohet vetëm dy herë në ditë për një orë e gjysmë dhe kushton nga 3600 kuna (479 euro) deri në 7500 kuna (998 euro) në varësi të numrit të të ftuarve në restorante.
Servirja e sushit në trupin lakuriq të një femre aplikohet prej kohësh në Japoni dhe njihet si Nyotaimori, siç duket edhe restorantet në Kroaci kanë zgjedhur ta huazojnë këtë formë servirje.