Vajza e mitur 9-vjeçare e një të arrestuari është përdorur nga familjarët e saj për të fshehur drogën e destinuar për babain e saj.
Policia bën me dije se e mitura kishte shkuar për të takuar të atin në ambientet e paraburgimit në Kukës.
“Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar si lëndë narkotike. Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I”, tha Policia.
Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.
/Priza.al/