Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën Lezhë-Mamurras. Një trajler ka përplasur një person, që po lëvizste me biçikletë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të urës së Matit në Milot. Sakaq, srejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen .
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/