E mendon humbjen më 25 prill? Ja çfarë thotë Rama

A e ka menduar ndonjëherë si opsion kryeministri Rama, humbjen në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo pyetje iu parashtrua mëngjesin e sotëm, në emisionin “Wake Up”. Kreu i qeverisë nuk shfaqi asnjë mëdyshje, duke pohuar se humbja nuk është pjesë e misionit të tij.

“Unë asnjëherë nuk hyj në një ndeshje duke menduar humbjen”, tha ai në një lidhje me Skype.

Mjaft besimplotë, Rama tha se nuk i trembet votave kundër. E në të njëjtën kohë, shtoi se PS do të ketë një fitore të fortë.

“Në gjithë botën zgjedhjet janë njësoj, që të fitojë njëri duhet të humbë një tjetër. Unë nuk kam asnjë frikë nga një votë kundër që vjen në formën e një uragani. Me 25 prill PS do fitojë. Ne do të kemi një rezultat më të mirë se në 2017-n”.

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *