Konfirmohet varianti Omicron në Shqipëri!

Varianti i COVID -19 Omicron ka mbërritur edhe në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli në mbledhjen e sotme. Ajo tha se dyshimi për prezencën e tij në Shqipëri është konfirmuar pas analizave të kryera në Gjermani.

“Siç jeni në dijeni prej disa javësh në botë po qarkullon Omicron. Varianti i Sars Cov 2. Është konfirmuar Omicron në Shqipëri me përgjigjen e ardhur nga laboratori në Gjermani. Si jeni në dijeni situata paraqitet e qëndrueshme edhe në dy javët e fundit. Indikatorët”, tha Rakacolli.

Në vendin tonë janë konfirmuar dy rastet e para  të variantit të ri të COVID, Omicron. Kështu bëri me dije shefja e ISHP-së, Eugena Tomini, e cila tha se janë konfirmuar dy raste, ndërsa shtoi se varianti Delta është mbizotërues në vend.

‘Ka luhatje të numrit të rasteve të konfirmuara pozitive. Janë konfirmuar dy rastet e para e Omicron në vendin tonë. Ndërkohë mbizotëron varianti Delta. Sa i përket incidencës një javore kemi një rënie.’– tha Tomini.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *