Skandali i pagava/ Rama kërkon falje dhe i jep “sugjerime” Prokurorisë: Ja kë duhet të merrni në pyetje

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat teksa ka mbajtur fjalën e tij për skandalin e publikimit të pagave të mijërave shqiptarëve.

Kryeministri e ka nisur fjalën e tij me një ndjesë për të gjithë personat të cilët ishin pjesë e kësaj liste, që u ishte thyer privatësia e tyre.

Nga ana tjetër Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë hetuesve dhe Prokurorisë që ky skandal të hetohet imtësisht  teksa ka kërkuar të hetohen të gjithë personat që punojnë aktualisht në sistemin e tatimeve dhe aksesit të pagave të qytetarëve  apo edhe ata që kanë punuar më herët.

Gjithashtu në fjalën e tij Rama ka thënë se kjo është një dëshirë për të krijuar destabilitet nga të gjithë ata që mbajnë kuvendit, antikuvende apo foltore.

“Në rradhë të parë duhet t’ju kërkojnë ndjesë të gjithëve për këtë ndërhyrje në këtë aspaket të jetës së tyre private.

Duhet ta nënvizoje se kjo është një ngjarje që meriton të hetohet imtësisht. Uroj dhe shpresoj duke u bërë thirrje organeve që ta kryejnë këtë hetim me të gjithë kapacitet  e tyre dhe nga ana tjertër dëshiroj të ndajë me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shikosh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për tu kuptuar, për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që nuk është e parë.

Duke patur parasysh edhe foltoret e bëra të kuvendeve dhe anti kuvendeve, mund të mos jetë e fundit.

Thirrja ime për prokurorinë është që të hetoj dhe të përgjigjen e merren në pyetje të gjithë inspektorët e tatimeve që kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës, ata që punojnë aktualisht në këtë sistem apo edhe ata që mund të jenë larguar nga ky sistem, por edhe ata që nga foltoret e kuvendeve dhe antikuvendeve paralajmërojnë zymtira të tjera.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *