Gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të ri nuk mund të heqësh dorë nga e kuqja. Për daljet mondane, të ftuarit në televizion, festat apo momentet relaksuese, për çdo rast e kuqja është ngjyra ideale për tu veshur.
Ngjyra e Krishtlindjes bëhet kështu protagoniste e padiskutueshme e veshjes së Vip-ave, që e duan si ngjyrë dominuese për garderobën e tyre… nga të brendshmet intime tek pallton apo fustanet.