Një punonjës i një marketi ia vëri flakën vendit të tij të punës në Rusi, pasi shefi e kishte larguar nga puna sepse kishte ngatërruar çmimet e produkteve, kanë bërë të ditur nga policia ruse.
Siç raportojnë mediat e atjeshme, Alexander Schnaider, 33-vjeç, po ua ndërronte çmimet produkteve në marketin ku punonte, kur edhe u shkarkua nga menaxheri.
I lodhur me ankesat e shumta që i kishin menaxherët për performancën e tij në punë, Schaider mori një kuti me fishekzjarrë dhe i futi në alkool – duke bërë që i tërë marketi të përfshihet nga zjarri.
“Puna e tij ishte të ndërronte çmimet e artikujve, por ai vazhdimisht i ngatërronte me tjera dhe i vendoste në artikujt e gabuar. Menaxheri vazhdimisht e kishte kritikuar, kështu një ditë u ngop dhe i shpërtheu zemërimi”, ka bërë të ditur një burim në policinë ruse.
Si pasojë e kësaj policia arrestoi Schnaiderin dhe tani po akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. Madje ia këtë e ka pranuar derisa po merrej në pyetje nga policia.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/