Prej disa muajsh në kryeqytet ka nisur nga puna, “Linja e parë e Gjelbër” ose e njohur ndryshe si #TiranaGreenLine . Këta autobus të fjalës së fundit të teknologjisë automobilistike nuk ndotin aspak mjedisin. Janë në harmoni me mjedisin, nuk shkaktojnë zhurma, tronditje dhe gjithashtu janë komodë për udhëtarët.
Në prag të festave të fundvitit, kompania ka njoftuar risi të reja.
Duke qenë se shumë qytetarë nuk kanë mundësi për të pasur një makinë personale apo për të paguar gjithmonë para për taksi, kompania ka menduar për të gjitha.
Të gjithë ata që e nisin punën në orën 06:00 dhe e mbyllin në orën 23:00 do të kenë mundësinë të përdorin urbanët e ‘Green Line’. Sipas njoftimit zyrtar, Linja e Unazës do të zgjasë orarin e shërbimit. Puna do të nis nga ora 05:30 deri në orën 23:30.
Gjithashtu me rastin e Krishtlindjeve, kompania ka menduar një ‘dhuratë të vogël’ për të gjjithë qytetarët e Tiranës. Të gjithë qytetarët që do të përdorin urbanët në datën 25 dhjetor nuk do të paguajnë para. Lajmi është konfirmuar nga drejtorët e Përgjithshëm të kompanisë për ‘Priza.al’.
Futja e një linje të re unazore, me 66 stacione dhe 24 autobusë hibridë brenda këtij viti, e rendit Tiranën ndër kryeqytetet e tjera të Europës, që përdorin mjete transporti që nuk ndotin mjedisin.
/Priza.al/