‘Alo, ka bombë në stacion’/ Si rezulton e rreme telefonata  që alarmoi gjithë policinë e Prishtinës, për lëndë shpërthyese në stacionin e autobusëve  

Fatmirësisht ka qenë një alarm fals, por gjithsesi ka ngritur në këmbë dhe ka vënë në lëvizje gjithë policinë e Prishtinës, telefonata e sotme e cila mund të kishte qenë fatale.

Kjo bëri që policia të rrethonte stacionin e Autobusëve në Prishtinë duke këërkuar eksplozivin që nuk u gjet.

Policia e Kosovës pasi ka ekzaminuar vendin e ngjarjes, ka njoftuar se nuk gjeti asnjë mjet shpërthyes.

Pasi u evakuuan qytetarët nga stacioni, autoritetet vendosën që të vijonte puna si më parë.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.

Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”,- tha zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *