Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë në ceremoninë e shpërndarjes së apartamenteve për 97 familje. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu e zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, Rama tha se tashmë është i qetë pasi në mendjen e tij do të jenë 97 familje më pak.
Teksa ngjiste shkallët dhe shikonte apartamentet, Rama u ndesh me një grua që i kërkoi të futej me këmbën e djathtë brenda shtëpisë. Por, siç duket kryeministrit kjo gjë nuk i ka pëlqyer pasi ‘të djathtën’ e lidhi me me politikën.
Duke marrë shkas nga situata në PD, ku ka pasur ‘përplasje’ mes Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama ironizoi kryedemokratin.
Qytetarja: Dua shtëpi, jam pa shtëpi. Kam pritur shtëpi nga Luli. Jam pa shtëpi.
Rama: Ah ti prisje shtëpi nga Luli?! Më mirë që s’ta ka bërë se do ngelje brenda me bravën.
/Priza.al/