U ‘frymëzua’ nga përplasjet në PD, Rama-qytetares në Lezhë: Mirë që s’ta ka bërë Luli banesën se do ngelje brenda me bravën!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë në ceremoninë e shpërndarjes së apartamenteve për 97 familje. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu e zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, Rama tha se tashmë është i qetë pasi në mendjen e tij do të jenë 97 familje më pak.

Teksa ngjiste shkallët dhe shikonte apartamentet, Rama u ndesh me një grua që i kërkoi të futej me këmbën e djathtë brenda shtëpisë. Por, siç duket kryeministrit kjo gjë nuk i ka pëlqyer pasi ‘të djathtën’ e lidhi me me politikën.

Duke marrë shkas nga situata në PD, ku ka pasur ‘përplasje’ mes Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama ironizoi kryedemokratin.

Qytetarja: Dua shtëpi, jam pa shtëpi. Kam pritur shtëpi nga Luli. Jam pa shtëpi.

Rama: Ah ti prisje shtëpi nga Luli?! Më mirë që s’ta ka bërë se do ngelje brenda me bravën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *