Prokuroria ka sekuestruar serverin e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit në lidhje me skandalin e publikimit te listave të tatim-paguesve ku ishin pagat dhe të dhëna të tyre personale.
Organi i akuzës ka vendosur sekuestro edhe mbi serverin e drejtorisë së Tatimeve si dhe atë të Institutit të Sigurimeve. Kjo masë është marrë për arsye që mos të ndërhyhet në server.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është duke kryer veprimet hetimore për veprat penale shpërdorim detyre.
Vlen të përmendet se dje u bënë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021. Sot, u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill.
/Priza.al/