Teksa në orën 19:45 do të luhet derbi i kryeqytetit, trajnerët kanë përzgjedhur formacionet e supersfidës mes Partizanit dhe Tiranës.
Një duel i ethshëm, ku të dy skuadrat do të kërkojnë fitore për objektivat e ndryshëm që kanë në renditje. Partizanit i duhet një fitore për të mbajtur gjallë shanset që ka për titullin, ndërsa një fitore e Tiranës i jep një shtysë më shumë drejt titullit kampion ku është favorite kryesore.
FORMACIONET ZYRTARE
Partizani: Teqja, Belica, Sota, Musta, Shehi, A. Marku, Rrapaj, H. Marku, Mala, Cara, Stenio Zhunior.
Trajner: Ilir Daja
Tirana: Bekaj, Përgjoni, Behiratçe, Hoxhallari, Toli, Toshevski, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi, Ngo
Trajner: Orges Shehi
/Priza.al/