Zbardhet vrasja e Kodër Kamzës/ Ja kush është viktima që u gjend i gjallë në makinë por rrugës për spital…  

Vrasja e një të riu mbrëmjen e sotme në Kodër-Kamëz, e ndodhur rreth orës 20:00, ka qenë një krim i kryer me gjasë nga vrasës profesionistë.

Sipas informacioneve paraprake, në zonën ku ndodhi ngjarja nuk janë dëgjuar të shtëna me armë, ndërsa dyshohet se 35-vjeçari është vrarë me një armë me silenciator.

Ai mësohet se është gjetur nga policia me shenja jete, në makinën me targa gjermane, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Mësohet se viktima është Cam Kokeli ose Kariqi, 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore. Ai është qëlluar teksa ndodhej brenda mjetit të tij në zonën e njohur si Kodër-Kamëz dhe nga plumbat që mori mbeti i plagosur rëndë.

Ata që i dhanë edhe ndihmën e parë pasi e gjetën brenda mjetit dhe e nisën për në spital, janë dhe dëshmitarët e vetëm të policisë tashmë.

Sipas dëshmive i riu është vrarë me silenciator nga persona ende të paidentifikuar që udhëtonin me një mjet të llojit “Audi” me ngjyrë të zezë dhe pa targa. Pas krimit, makina e dyshuar si e autorëve, është gjetur e djegur në zonën e Insitutit Bujqësor.

Mjeti është gjetur nga policia dhe zjarrfikësja e cila ka shuar dhe zjarrin. Makina është sekuestruar dhe pritet t’u dorëzohet ekspertëve për të parë nëse brenda saj do të gjenden gjurmë të atentatorëve apo arma me të cilën u vra 35-vjeçari.

Kamzë, Tiranë/Informacion paraprak

“Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *