U gjet i plagosur brenda makinës në Kamëz/ Viktima Kariqit, dyshohet për lidhje me vrasjen e ‘Astirit’. Më parë, i arrestuar nga ‘RENEA’  

Detaje të tjera të një pas njëshme po zbardhen nga mediat referuar burimeve nga policia, në lidhje me vrasjen e sotme të ndodhur në Kodër-Kamëz, ku si pasojë e një atentati me armë me silenciator mbeti i vrarë Cam Kariqi, 35 vjeç, banues në Bathore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:56, në rrugën “Nikoll Vatnikaj” në Kodër-Kamëz, ku Kariqi u qëllua për vdekje në automjetin e tij me targa gjermane.

Sipas informacioneve paraprake, vrasja e të riut dyshohet se ka lidhje me atentatin e “Astirit”, ndodhur më 13 nëntor 2021.

Sipas grupit të hetuesve, kjo lidhje bëhet për shkak të njohjes që i riu kishte pasur me dy viktimat, Eriges Mihasin dhe Armando Dumani.

Vrasja e “Astirit”

Eriges Mihasi dhe Armando Dumani, u ekzekutuan që të dy me breshëri kallashnikovi te “Dy rrathët” e “Astirit” në Tiranë, teksa po udhëtonin me një automjet tip “Audi” të bardhë.

Ata u qëlluan nga një autoveturë “Toyota Yaris”, e cila më pas u gjet e djegur në Thumanë të Fushë-Krujës.

Paraprakisht raportohet se, Kariqi, ka pasur njohje me dy të rinjtë, Eriges Mihasi dhe Armand Dumani, të cilët u vranë në zonën e “Astirit”, por ende nuk dihet nëse viktima e sotme kishte konflikte apo hesape të pambyllura më të tjerë persona.

Aktualisht nga grupi hetimor po kontrollohen bizneset e zonës, ku ka ndodhur ngjarja dhe të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë, do jenë në duart e prokurorëve.

Kariqi një person i njohur për policinë

Më 26 shkurt të këtij viti, i riu Cam Kariqi, u arrestua në kuadër të një aksioni të ushtruar nga Forcat Speciale “RENEA”, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, pasi iu gjet arsenal armësh dhe targa të vjedhura.

Gjatë aksionit të uniformave blu në Fushë-Milot, në ambientet e jashtme të një kompleksi u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “GLOCK”, me një krehër me 14 fishekë, që i përkiste Can Kariqit, të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit, iu gjet një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm pa leje.

I riu dyshohej se ishte autori i vjedhjes se targave të shpallura në kërkim nga DVP Shkodër, të vjedhura më datë 19.09.2019, të cilat u gjetën brenda ambienteve rrethuese të objektit.

Ai u arrestua për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhje” ndërkohë që nuk dihet se si ka arritur që të dalë nga burgu.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *