Bëhuni gati! Nesër priten rreshje shiu dhe dëbore, vlerat minimale do zbresin në -1 gradë celcius

Gjatë ditëve të fundit moti ka qënë i paqëndrueshëm, e ndërsa temperaturat kanë pësuar ulje. Rreshjet e shiut kanë qënë mbizotëruse sot në pjesën më të madhe të territorit. Moti do të jetë me vranësira të dendura, të pasuara nga rreshje në zonën perëndimore me aktivitet kryesor në orët e para të mëngjesit, në zonat malore do të ketë reshje bore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 15 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore 4/11

Zona e ulët 7/14

Zona bregdetare 10/15 gradë celcius.

Një situatë e tillë duket se do jetë edhe nesër, ku nuk do të mungojnë rreshjet e shiut dhe të dëborës. Temperaturat në zonat malore do të shkojnë në minus.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga rreshje të izoluara shiu në zonën perëndimore, dhe reshje bore në Juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 15 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore -1/8

Zona e ulët 4/14

Zona bregdetare 6/14 gradë celcius

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *