Rregullat për jetë të lumtur! Këto pesë gjëra nuk duhet t’i ndani me të tjerët

Edhe pse shpesh dëshirojmë t’i ndajmë sekretet më intime me miqtë e afërm, ekzistojnë gjëra të caktuara të cilat do të duhej t’i ruajmë vetëm për veten

Studimi i paradokohshëm në të cilin kanë marrë pjesë femrat, ka treguar që femrat i duanë më shumë miket e tyre sesa bashkëshortët. Ato me miket ndajnë pothuajse çdo gjë – dinë se kush u pëlqen, çfarë frikash kanë, bile edhe disa sekrete.

Megjithatë, ekzistojnë disa gjëra të cilat nuk do të duhej t’i ndani me askënd, cilat janë ato po jua zbulojmë në vazhdim:

Çdo grindje të cilën e keni me partnerin

Edhe pse problemet e vogla i bisedoni duke mos menduar se në çfarë mënyre ia tregoni mikut tuaj, këtë nuk do të duhej ta bënit shpesh – pos në rastin kur diçka është shumë e rëndësishme. Nëse do të ankoheshit për çdo cikërrimë e cila nuk është në rregull në jetën tuaj emocionale, miqtë tuaj mund të fillojnë ta akuzojnë partnerin tuaj dhe të krijojnë pasqyrë negative për të.

Çdoherë kur nuk jeni në humor të mirë

Është e kuptueshme që miqtë tuaj mund t’ju “ngrenë” humorin dhe t’ju mbushin me energji pozitive, mirëpo kjo nuk do të thotë që çdoherë kur jeni në humor të keq të merrni telefonin dhe t’i thërrisni. Të gjithë ne patjetër duhet të mësohemi se si të përballemi me ndryshimin e humorit dhe të kujdesemi për veten. Natyrisht, kur keni problem të madh është e domosdoshme biseda, këshilloheni që t’i ndani mendimet tuaja me njerëzit të cilët ju janë të afërt dhe për të cilët e dini që ju duan dhe ju vlerësojnë.

Drama familjare

Në rast që u tregoni të gjithëve gjërat më intime për familjen tuaj, u jepni shkas miqve tuaj që të bëjnë komente. Mirëpo, nëse dikush do të thotë diçka negative për familjen tuaj, do të mund të lëndoheshit.

Jetën seksuale

Derisa çdo gjë është në rregull t’i pyesni miqtë tuaj nëse keni ndonjë dyshim apo brengë, kryesorja është që të keni kufij dhe të mos zbuloni të gjitha detajet e jetës suaj seksuale. Për shembull, nuk ka nevojë t’i ndani të gjitha se si partneri juaj në një rast nuk ka arritur t’ju kënaqë në krevat.

Përgojimi i miqve tuaj

Pa marrë parasysh se sa jeni të hidhëruar dhe të lënduar, më mirë është që më parë të zgjidhni mosmarrëveshjen me personin me të cilin keni pasur konflikt se sa t’ia komunikoni atë gjithë botës. Në fund, nëse pajtoheni me të mundeni veten ta etiketoni në shoqëri si person i cili nuk ka qëndrim personal dhe i cili lehtë ofendon dhe akuzon njerëz të tjerë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *