Basha në Peqin: Mbylljani derën Ramës në fytyrë. I thoni: Ik, boll më!

Ndalesa e radhës e kryedemokratit Basha ishte në Peqin. Ai është pritur nga qindra mbështetës e simpatizantë, ndërsa ka hedhur akuzat e radhës ndaj qeverisë.  Kreu i PD-së shigjetoi kryeministrin Rama, se për 8 vite ua ka ulur kokën qytetarëve me bandat e tij, duke patur një ndikim edhe në ekonomi. Ai ka shprehur shqetësimin se papunësia ka shkatërruar ekonominë familjare. Ndaj thirrja që bëri ndaj qytetarëve është që ti japin një ‘mësim’ të mirë, duke mos i dhënë votën në zgjedhjet e 25 prillit.

“Për vite me radhë kam pasur nderin të jem deputet i qarkut të Elbasanit dhe Peqinit, bashkë njihemi edhe pse jemi takuar shpesh, por edhe sepse na kanë lidhur hallet, sfidatat dhe sa herë kam marrë rrugën nga Tirana në Elbasan. Sa herë që distanca mes Tiranë-Peqin është bërë 4 herë më e shkurtër për shkak të tunelit të Elbasanit, kujtohem sa e pandalshme është fuqia jonë.

8 vite ua ka ulur kokën me bandat e tij, ju ka keqtrajtuar, ju ka fyer, papunësia ka shkatërruar ekonominë familjare. Sot le të bëhemi bashkë, dita e ndryshimit po afron, Peqini do ndryshim. Shqipëria do ndryshim dhe ndryshimi që po vjen është përfundimi i rrugës që kemi nisur bashkë, duke sjellë standartet europiane, arsim dinjitoz. Rama përsërit të njëjtat premtime në 8 vite, atij duhet t’i mbyllet dera në fytyrë, i thuhet ‘ik, boll më'”, tha Basha.

 

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *