‘Në darkë falet dhe ditën mban varëse me kryq në qafë’, rrjeti ‘masakron’ Arjola Demirin: Çfarë feje ke?

Një pjesë e madhe e banorëve të Big Brother VIP kanë praktikuar ritet fetare brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Arjola, Sabiani dhe Elhaidi ishin vetëm disa nga banorët që janë falur disa herë brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Madje një debat i ashpër për këtë ritual ndodhi mes Antonelës dhe Arjolës, pasi kjo e fundit e akuzoi se ia kishte prishur të falurën pasi i kishte kaluar para dhe kishte bërtitur.

Por, duket se gjërat janë më ndryshe nga që duken! Me një veprim të fundit, Arjola ka habitur publikun, (ata që habiten domethënë) derisa po prap gjatë një debati të ashpër me Antonelën, banorja e Big Brother VIP shfaqet kësaj radhe me një një kryq në qafë.

Kjo gjë nuk është pëlqyer nga ndjekësit e programit por edhe fansat e Arjolës të cilët e kanë mbështetur deri më tani. Në komente ata shprehen shumë të zhgënjyer nga këto ndryshime dhe ‘luhatje’ të saj.

 

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *