Krimi në Kodër Kamëz, viktima mik i Ervis Martinajt/ U gjet me fishek në ‘gojë’, autorët të veshur me kapele

Can Kariçi 30-vjeç, mik i Ervis Martinajt u ekzekutua mbrëmjen e djeshme brenda makinës së tij tip “Golf V” me targa të huaja  në Kodër Kamëz. Makina e djegur e autorëve u gjet bashkë me një kallashnikov brenda, por atentatorët ende jo. Deri tani janë shoqëruar disa persona të dyshuar, por edhe që mund të kenë dijeni lidhur me rrethanat e ngjarjes, por asnjë i arrestuar.

Brenda makinës së viktimës policia gjeti një pistoletë “Bereta” me fishek në “gojë”. Kjo tregon se Can Kariçi i trembej një ngjarje të tillë, por nuk ka arritur që të reagojë, pasi u zu në pritë befasisht. 30-vjeçari, që dyshohet se ishte anëtar i një prej grupeve të fuqishme në vend, në shkurt ishte arrestuar nga RENEA në Laç për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Ka dyshime se mes autorëve dhe viktimës mund të kishte njohje, pasi nga dëshmitarët e ngjarjes, thuhet se ka pasur një komunikim të vogël verbal mes viktimës dhe autorëve. Të dyja anët e rrugës, që lidh bathoren me Institutin kanë kamera.

E gjithë ngjarja është regjistruar nga 4 kamera sigurie të bizneseve pranë vendit ku ndodhi vrasja. Sipas pamjeve filmike është zbuluar se autorët kanë qenë të maskuar me kapele.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave për të zbardhur krimin që tronditi mbrëmjen e së enjtes kryeqytetin.

Dëshmitë

Dy shokët e tij dhe mikesha që piu kafen e fundit u morën në pyetje nga grupi hetimor. “ABC” mëson se ata janë shprehur se nuk vërejtën asnjë shenjë tensioni apo të dyshimtë te 30-vjeçari. “Nuk kemi vendosur re diçka të dyshimtë, apo të ketë shfaqur frikë apo tension” mësohet se kanë deklaruar tre miqtë e tij. Dëshmitarët pranë vendit të ngjarjes thanë se panë një makinë të dyshimtë që lëvizi me shpejtësi, por nuk arritën që ta dallonin. “Dëgjova një krismë, por nuk arrita ta shquaj qartë. Nuk mendova se ishte e shtënë arme” tha një dëshmitar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *