Shtyhen punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me njoftimin e papritur

Janë shtyrë me një ditë punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa shkak janë bërë rreshjet e shiut. Në njoftimin e fundit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor sqarojnë se janë shtyrë punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin “Autostrada Tiranë-Durrës, segmenti Qafë Kashar-Ura e Dajlanit”.

ARRSH po kështu sinjalizon se vijimësia e punimeve, do të jetë në varësi të kushteve të motit. Sakaq, autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për qarkullimin e mjeteve.

Qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë periudhës kohore që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime te tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.

Njoftimi i ARRSH

Punime për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën “TIRANË–DURRËS, SEGMENTI QAFË KASHAR–URA E DAJLANIT”.

Në vijim të njoftimit të mëparëshëm, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se për shkak të reshjeve të shiut punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin “Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” të parashikuara për të filluar në datë 7 prill 2021, do të shtyhen për ditën e nesërme datë 08 prill 2021.

Vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.

Ndërkohë, autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për qarkullimin e mjeteve.

Sqarojmë se sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë peridhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime te tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *