Një imitues i Kim Jong-un thotë se merr kërcënime me vdekje nga koreano-veriorët, të zemëruar me të, pasi ai po “tallet” me liderin e tyre.
Sipas medieve të huaja, Kim Ming-yong, nga Koreja e Jugut, ka imituar liderin e Veriut për 10 vjet që kur Kim Jong-un erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij. Sozia e liderit veri-korean, madje ka bërë një prerje flokësh të ngjashme me atë të Kim Jong-un.
I njohur gjithashtu si Dragon Kim, Kim Ming-yong ka kanalin e tij në YouTube, KIMJONGUN TV që përmban video të tij duke tallur liderin e Koresë së Veriut.
Megjithatë, ky imitim e ka futur Dragon Kim në situatë të rëndë gjatë viteve, duke përfshirë edhe marrjen e kërcënimeve me vdekje nga koreano-veriorët e zemëruar për talljen e liderit të tyre.
/Priza.al/