Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka shpërndarë ditën e sotme një mesazh urimi për të gjithë besimtarët shqiptarë.
Ai ka thënë se, dhurata më e bukur për të gjithë besimtarët është besimi tek Perëndia i së vërtetës dhe dashurisë.
Ai ka uruar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri me shëndet të plotë dhe ndjesinë e pareshtur të pranisë së Zotit.
“Vëllezër dhe motra, dhurata më e bukur e Krishtlindjes për ne dhe për të tjerët rreth nesh, është të forcojmë besimin se Perëndia i së vërtetës, i dashurisë dhe i fuqisë është bashkë me ne.
Biri dhe Fjala e Mishëruar e Perëndisë le të udhëheqë mendimet dhe veprimet tona, që të përballojmë me qëndresë paqësore problemet e vogla dhe të mëdha të jetës sonë.
Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, me shëndet të palëkundur dhe ndjesinë e pareshtur të pranisë së Tij”,- shkruhet në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.
/Priza.al/