Skandalet me të dhënat personale të qindra mijëra shqiptarëve kanë marrë një tjetër drejtim, ku sot janë publikuar targat dhe llojet e automjeteve që kanë në përdorim qytetarë të ndryshëm.
Lidhur me këtë skandal ka pasur një reagim nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke u distancuar nga nxjerrja e të dhënave.
Sipas këtij institucioni, ka nisur një hulumtim dhe kërkim suporti nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka reaguar në lidhje me skandalin e publikimit të listave të qytetarëve, me targat e automjeteve.
DPSHTRR bën me dije se ka nisur hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik.
Kjo kompani është kontraktuar nga AKSHI. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakt.
Ja njoftimi i plotë i DPSHTRR:
“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sapo u njoh me lajmin mbi daljen e disa të dhënave për targat e automjeteve në Republikën e Shqipërisë, nisi menjëherë hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI.
Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat”.
/Priza.al/