Një prej festave më të rëndësishme të kalendarit Kristian ajo e Krishlindjes do të festohet pa turistë në Betlehem.
Në vendin e lindjes së Jezu Krishtit po nisin festimet të cilat po zhvillohen mes kufizimeve të COVID-19 dhe frikës nga varianti Omicron.Qytetarët shpresonin se varianti i ri nuk do të prishte një Krishlindje tjetër por vendi i shenjtë do të jetë i mbyllur për të gjithë vizitorët e huaj.
Megjithatë, drejtuesit e qytetit ikonë thonë se do të vazhdohet me festimet.Patriarku latin i Jeruzalemit, Pierbattista Pizzaballa, do të udhëheqë festimet e reduktuara por eventet tradicionale nuk do të mungojnë.Edhe presidenti 86-vjeçar palestinez Mahmoud Abbas do të mungojë në meshën vjetore të mesnatës në Kishë.
Dyqanet dhe hotelet prisnin me padurim ardhjen e mijëra turistëve dhe pelegrinëve, ndryshe nga Krishtlindjet e vitit të kaluar, kur qyteti ishte i bllokuar për shkak të masave kufizuese kundër koronavirusit por varianti Omicron shoi të gjitha këto shpresa.
/Priza.al/