Efi sqaron njëherë e mirë raportin që ka me Atdheun

Konkurrentja e Përputhen Effi, ka folur në lidhje me fotot që qarkulluan pak ditë më parë ku ajo shfaqet duke u puthur në faqe me ish-konkurrentin e edicionit të dytë, Atdheun.

Ajo tha se takimi ka qenë i rastësishëm dhe nuk ishte takuar kurrë më parë as para dhe nuk është takuar as pas atij takimi.

Effi u shpreh se ai ka qenë aty në momentin kur po kalonte dhe nuk mund t’i kthente kurrizin.

“Ajo që ju keni parë ka qenë thjesht rastësi. Unë para se të vija në një Prime kam qenë duke u veshur dhe personi në fjalë ka qenë aty. Unë nuk jam një njeri që të shoh një person dhe t’i kthej kurrizin dhe t’i them ik nuk të flas ty. E pashë, më përshëndeti. Më foli dhe kaq. Ishte hera e parë që e takoja dhe nuk e kisha parë kurrë më përpara”, u shpreh Efi.

Foto bënë xhiron e rrjetit pak ditë më parë dhe vetë Atdheu i hodhi benzinë zjarrit duke deklaruar se pret që Effi të dalë single nga programi duke mos e fshehur pëlqimin ndaj saj.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *