U mërzit se nuk u rizgjodh deputet, por kjo që ndodhi sot e ka gëzuar pa masë Klevis Balliun

Ish-deputeti Klevis Balliu, i njohur si një ndër demokratët e flaktë e me një shpirt luftarak, që qëndroi në krye të sa e sa protestave te Astiri, ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit një lajm që i ka ndryshuar jetën.

Ai tashmë do të gëzojë një status të ri, pasi është bërë baba. Ish-deputeti Klevis Balliu, një prej zërave më aktive në protestën e Astirit që zgjati për më shumë se 1 viti, u la jashtë listave për kandidatë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Pavarësisht këtij ‘dështimi’, ai ka marrë sot lajmin më të mrekullueshëm, ndërsa në dorë mban të birin. E nga ana tjetër, një gëzim i madh është po kështu edhe për Fahri Balliun, i cili është bërë gjysh për herë të parë.

Në familjen e tyre ka ardhur një djalë, i cili do të trashëgojë mbiemrin Balliu. Një mbiemër që është përmendur gjatë viteve të fundit në politikë, duke dhënë një kontribut të madh në PD.

Statusi

Të dashur miq.

Sot kam vendosur të ndaj me ju lajmin më të rëndësishëm, më të lumtur të jetës time.

Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.

Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Por këtë momen nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira.

Zoti bekoftë çdo fëmijë dhe çdo prind të këtij vendi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *