FOTO/ Bombë në kutinë e dhuratës, bredh i stolisur me armë, Santa Klaus me kokë të prerë. ISIS, ‘uron’ kështu Krishtlindjen. Çfarë po paralajmëron?

Nuk mund të mos “mungonin” për më tepër që tashmë SHBA-të e kanë ulur fare intensitetin e tyre në Lindjen e Mesme. Por militantët e ISIS-it kanë zgjedhur që të “urojnë” në mënyrën e tyre më origjinale festën më të bukur të të krishterëve, Krishtlindjen, duke treguar se janë ende aty dhe po aq të zinj sa në fillim.

Duke e nisur me një foto me prerje koke të Plakut të Krishtlindjes.

Një militant i maskuar portretizohej me thikën e përgjakur në dorë dhe me kokën e prerë të Plakut të Krishtlindjes në tjetrën. ISIS dhe mbështetësit e tij xhihadistë kanë qenë të qetë që prej rënies së kalifatit të tyre në Siri e Irak në vitin 2017.

Koke1

Por kjo nuk duhet se ka zbutur thirrjet e tyre për atentate, nga fanatikët e mbetur në botën arabe dhe evropiane.

Thirrja e fundit për vrasje është vijim i videove të përgjakshme, që ata postonin shpesh në kohën e konfliktit. Posteri tregon Plakun e Krishtlindjes me kokë të prerë, ndërsa komenti shkruante: “Ne po i dërgojmë një mesazh vëllezërve tanë në Evropë, Amerikë, Australi, Kanada, Rusi dhe vende të tjera jobesimtarësh dhe tradhtarësh të besimit”.

Koke 2

Kjo vjen pasi një britanik që ka luftuar më parë për ISIS ka thënë se “grupi po zhvillohet përsëri në bishë për të sulmuar Perëndimin”.

Macer Gifford nga Londra, ka luftuar në Siri në vitin 2015, për grupin islamist përkrah forcave kurde.

Koke

Ai tha për rrjetin “Express.co.uk” se: “Besoj se ISIS do të zhvillohet. Të gjitha grupet terroriste përshtaten mirë. E kemi parë që ka ndodhur më parë me Al-Qaeda dhe tani ISIS kërkon të provojë se mund të rezistojnë”.

Grupi po mbledh forcat e tij dhe raportohet se ka krijuar bastione në vende si India, Kongo dhe Mozambiku.

/Burimi: Express.co.uk/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *