Virusi në Shqipëri/ MSH përditëson bilancin: 2 viktima dhe 321 raste të reja në 24 orët e fundit  

Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me koronavirus. Konkretisht, një qytetar nga Kruja 66 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 79 vjeç nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë dot infektimit nga Covid-19.

Në bilancin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 3 mijë e 435 testime kanë rezultuar 321 qytetarë të infektuar.

Janë 5,220 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 300 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,133 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3,435 testime, 321 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 300 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,435 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 321 qytetarë, në këto bashki: 132 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Fier, Vlorë, 12 në Gjirokastër, 10 në Kavajë, 9 në Shkodër, Sarandë, Berat, 8 në Kamëz, 7 në Lushnje, Mallakastër, 6 në Kukës, Korçë, 5 në Dibër, Patos, Përmet, Elbasan, 4 në Tropojë, Lezhë, 3 në Vau i Dejës, Memaliaj, Peqin, 2 në Has, Kurbin, Krujë, Divjakë, Delvinë, Devoll, Kuçovë, Poliçan, 1 në Malës e Madhe, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Libohovë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Gramsh, Librazhd.

Janë 5,220 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Kruja 66 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 300 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,133 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          321

Të shëruar në 24 orë       300

Të shtruar në spitale       122

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                 3,435

Testime totale              1,459,507

Raste pozitive                207,542

Raste të shëruara          199,133

Raste Aktive                      5,220

Humbje jete                      3,189

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,495

Fier                 590

Durrës             387

Shkodër          345

Elbasan           316

Vlorë                252

Gjirokastër     210

Berat               229

Lezhë              139

Korçë               107

Kukës               81

Dibër                69

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *