Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin gjatë fundjavës

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjell mot të vranët dhe me reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 20°C.

Era do të fryjë në drejtim jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Gjithashtu Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 09°C.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *