“Nga heqja e detyrimit të kontrollit fizik të automjeteve tek skandali i targave”, Rama iu përgjigjet komentuesve

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Teksa ka shpërndarë dje lajmin se certifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia, Rama është përballur me komente për daljen e të dhënave personale, një prej tyre edhe targave të automjeteve.

Ndonëse nuk jep shumë informacion, Rama iu kërkon komentuesve të qetësohen dhe të mendojnë.

Komentues 1: Ky lajmi i mire është për të neutralizuar atë lajmin e keq për daljen e targave të 60 mijë qytetarëve shqiptarë nga DRPTSH-ja??!! Nuk ka ndonjë efekt të madh besoj.

Edi Rama: Jo i dashur, ky lajm është rezultat i punës së bërë, s’kemi çfarë neutralizojmë hiç dhe dy gjërat s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa për efektin e këtij lajmi pyet ata qe shpëtojnë nga ky hall?

Komentues 2: Gëzuar krishtlindjet, por që të gëzohen drejtuesit e mjeteve dhe gjithë populli rregullo rrugët, pastaj redukto taksat, se drejtuesit po i paguajnë taksat, dhe shërbimet 0, ti i ke parë dhe vetë rrugët në gjithë Shqipërinë si janë

Edi Rama: I kam parë posi jo dhe janë shumë më mirë se sa ishin e do të bëhen shumë më mirë se sa janë, me punë e me durim jo me llafe, ndërkohë që për taksat, më ulët se i kemi çuar nuk ka më?

Komentues 3: Po, po ia kursen në fakt se duhen të tërë ata parazitët që marrin rroga kot në kurrizin tonë!

Edi Rama: Nuk e kuptova lidhjen, sepse rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat, ndërsa shërbimet janë të shtetit?

Komentues 4: Po mor gojët e liga e baltë e llum, që flasin po dalin të vërteta.

Edi Rama: Luan Zenuni mvaret çfarë kupton dhe si i kupton.

Komentues 5: Leni budalliqet po jep llogari për atë që u ke bërë shqiptarëve me të dhënat personale. Mburresh me një darkë miu për të hequr vëmendjen nga ngjarja.

Edi Rama: Qetësohu dhe mendohu, sepse është shumë kuptimplotë kjo histori?

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *