Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Krumë-Golaj.
Një 36-vjeçar me inicialet R.B., duke drejtuar automjetin tip ‘Audi’ ka përplasur 17-vjeçarin Y.K.
Uniformat blu kanë arrestuar 36-vjeçarin për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Mësohet se 17-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe po merr trajtim mjekësor më të specializuar.
Kukës-Informacion –
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Kukës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin R. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Krumë-Golaj, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar me mjet shtetasin Y. K., 17 vjeç, banues në fshatin Letaj.
I dëmtuari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/