Bashkëpunëtor në vrasjen e Behar Sofisë, 45-vjeçari i arrestuar ditën e sotme i njohur për policinë…

Këtë të dielë është arrestuar një tjetër bashkëpunëtor i autorit të vrasjes së 66-vjeçarit Behar Sofia. I arrestuari, 45-vjeçari Bujar Leza nuk është emër i panjohur për policinë.

Leza kishte njohje me të arrestuarin tjetër si bashkëpunëtor Leonard Xhixha dhe së bashku kanë ruajtur lëvizjet e objektivit të sulmit Behar Sofia. Ai ndodhej në burg për veprën penale ‘dhunë në familje’ dhe atje iu komunikua edhe masa e re.

Po ashtu në nëntor të 2014 kanë tentuar të vrasin një person, por ngjarja nuk u finalizua. Edhe në atë kohë Bujar Leza u përgjigj para drejtësisë për këtë vepër penale. Ndërkohë Behar Sofia është një emër i njohur i botës së krimit, pasi ishte i përshirë në trafikun e heroinës.

Për vrasjen e Sofisë më herët u arrestuan Ernejt Shyti, 24-vjeç dhe bashkëpunëtorët e tij, Skënder Vathi, Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *