Shpresa Hasramaj ka humbur kontaktet me familjen ditët e fundit. Efektivë të specializuar të policisë kanë qenë sot në vendngjarje për të bërë të mundur nxjerrjen nga humnera e shpellës të shtetases së pajetë.
Dyshohet se ajo është hedhur në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave” në rajonin e fshatit Mushqerraj.
Këto dyshime lindën nga fakti se në afërsi të shpellës është gjetur një letër, ku e ndjera thotë se po i jep fund jetës duke u hedhur aty.
Më të marrë njoftimin, në vendngjarje kanë shkuar forcat e MNZH-së me mjetet që disponojnë dhe janë përpjekur të futen në shpellë, por nuk ka qenë e mundur për shkak të thellësisë.
Gjithashtu të pranishëm kanë qenë edhe forcat e policisë.
/Priza.al/