Pas një debati të ashpër me Antonela Berishën, natë e spektaklit të së premtes, Big Mama kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia e “BBV”.
Por veç komenteve të shumta në mediat sociale, që mbështesnin të preferuarën e tyre, një detaj ka ngritur dyshimet se, vendimi i këngëtares për t’u larguar nga “BBV”, ishte i “planifikuar”.
Pa u mbushur 24 orë nga dalja prej “Big Brother VIP”, Big Mama, i është kthyer punës, respektivisht dasmave. Sipas burimeve nga “Prive.al”, ajo është këngëtarja kryesore në dasmën e futbollistit të njohur nga Maqedonia.
Eventi po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e sotme dhe si i tillë, vetëm sa i shton “benzinë zjarrit” se, dalja ka qenë e planifikuar.
Dihet që datat për këngëtarët caktohen javë e madje edhe muaj më herët.
/Priza.al/