Reperi i njohur, Stresi ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Bala. Ajo çfarë ka tërhequr vëmendje është teksti i këngës, ku një varg i dedikohet moderatores Bora Zemani. Duket se reperi ka mbështetur moderatoren në lidhje me situatën e ndodhur në trekëndëshin Beatrix-Donald-Bora.
“Edhe krejt le ta dinë opinionin tim, Tiranë -Prishtinë, Bora Zemani është Queen”, -dëgjohet teksa këndon ai.
Stresi e ka komentuar edhe më përpara situatën e moderatores dhe lidhjes mes aktorit Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Ai e ka shprehur hapur se është me Borën në kë mes, dhe ka vendosur që këtë fakt ta dijnë të gjithë.
“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”-, ka thënë ai.
/Priza.al/