Pesë vite pa Bujar Lakon/ Profesori i njohur prek me rrëfimin e tij: Ishte i butë e shpirt njerëzor…  

U bënë pesë vite që kinematografisë shqiptare i mungon një ndër artistët më me vlerë, Bujar Lako.

Profesor Përparim Kabo, teksa sjell në kujtesë kohën me të, ai shprehet se një shpirt njerëzor i mungon këtij vendi.

In Memoriam Bujar Lako - Nga Artan Gjyzel Hasani

Reagimi i plotë i Përparim Kabos:

“Pesë vite pa Bujar Lakon… ishte i butë në shpirt njerëzor, ishte mik dhe bisedues i hapur, por ishte edhe i prerë kur vinte re se kujtesa po thahej… Shkoi një ditë në bankë, atje pranë shtëpisë, në rrugën Myslym Shyri…

Në sportel shqiptoi si me ndroje emrin Bujar Lako, foli me zë të ulët sepse nuk donte të linte pershtypjen se po i pëlqente të dukej. Kurrë nuk i kishte pëlqyer dukja, mburrja apo pushtetputhja, ishte gatuar ndryshe. Kush, kush, e pyeti vajza e re e arkës…Bujari mendoi se ajo po habitej që kishte kaq afër artistin, por jo nuk ishte kështu…vajza nuk e njihte.

Aktori Bujar Lako (1946-2016) | Aktoret Shqiptare

Bujar Lako shqiptoi Bujo dhe ngriti pak tonin, nga ana tjetër përsëri një lloj indiferentizmi, vajza kërkonte në kujtesën e kompjuterit…Ju nuk më njihni mua, e pyeti Bujari…Jo i tha vajza. Si nuk më keni parë kurrë? Jo vazhdoi ajo me naivitet. Po ndonjë film shqiptar nuk keni parë? Po,…po edhe kam parë…Atje Bujari heshti, u ligështua shumë…rrudhi ballin…mos tha me vete së brendshmi…për së gjalli dhe nuk po na njohin…Ikën 5 vite Bujar Lako, vendi ashtu është si e ke lënë, lesh e li…me pseudoheronj, me cuba, me harlekine…me karnavale…me pak dritë, me pak art, me pak shpesë…

Bujo librin tim Antropologjia e Artit me dy vëllime ia dhurova Mirës gruas tuaj… bëra dhe një shënim në faqen e parë, një dedikim për artin tënd…më shkruajti e më falenderoi, ishte prekur dhe qe ndjerë krenare për ty Bujar Lako.

Nga pasojat e një sulmi në zemër, vdiq aktori i njohur shqiptar, Bujar Lako  - Radio Kosova e Lirë

Në ditë të shënuara dërgojmë mesazhe edhe sot pas teje do i shkruaj edhe asaj … Me Bojkenin përshendetemi shpesh… ja kështu mik… ecin ditët, ecin netët, capiten muajt e javët dhe zvarriten vitet në Shqiperinë tonë… Por një film ashtu si dikur nuk po e shohin… s’ka më Bujar Lako… Ndoshta atyre anëve përtej… në boten e etërit filmat që ju krijoni janë të vërtetë… ndoshta…

Është e diele sot, një dite me diell Bujar Lako… Si të tha Sander Prosi te Udha e Shkronjave…këto gërma janë flori e kaluar floritit or Tunxh… por Ndrio e kishte thikën në gji për ta ngulur pas shpine…kështu kemi ngelur Bujar… Po të percjell duke sjellur në mendje atë muzik të bukur të ndjerë të Kujtim Laros…e ti mbi kalë shkoi drejt diellit…”.

Bujar-Lako-dhe-Kadri-Roshi-filmi-Gjeneral-Gramafoni-Viktor-Gjika1-1 -  KultPlus

 

Aktori Bujar Lako (1946-2016) – Urbannews.al

BUJAR LAKO. '80. | kosta korçari | Flickr

Ndahet nga jeta aktori Bujar Lako - Tv Klan

Ndahet nga jeta aktori Bujar Lako - Exit | Shpjegon Shqipërinë

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *